"Mielli Shqiptar" ndërpret prodhimin: Ministria lejoi importin e miellit pa cilësi

Tiranë – Unioni i Prodhuesve të Miellit të Shqipërisë do të mbyllë aktivitetin e tij duke filluar nga dita e nesërme, 22 tetor 2014, pasi nuk do të konkurojë në treg me miellra pa kurrfarë standarti dhe me me nivele proteinash të ulëta.Në një deklaratë për shtyp, ky Union shprehet se "industria e përpunimit të miellit në Shqipëri përfaqëson një investim më shumë se 150 milionë euro me më shumë se 150 impiante në të gjithë vendin, bazuar në teknologjinë e standardeve më të larta Europiane dhe ka të punësuar më shumë se 3 mijë persona.Investimet e kryera dhe konkurrenca e brendshme bëri të mundur që konsumatorit shqiptar ti afrohet një produkt me vlera ushqyese dhe shëndetësore me standard të lartë.Udhëzimi i ditës së djeshme i nxjerrë nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, për uljen e përqindjes së proteinës nga 12.5 për qind në 9 për qind, jo vetëm shkatërron dhe mbyll industrinë vendase, por njëkohësisht përbën një rrezik potencial për shëndetin e njerëzve, kjo pasi favorizon futjen e produktit miell me karakteristika jashtë çdo lloj norme, vlere ushqyese dhe shëndetësore për konsumatorin shqiptar."Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë drejtuar nga Edmond Panariti  ka përgënjeshtruar faktin lidhur me cilësinë. Sipas saj, “kufiri i poshtëm 9 % i proteinës në miell është plotësisht në përputhje me BE-në. Për prodhime të ndryshme nga mielli ka përqindje proteine të diferencuar. Kjo do të rregullohet me një akt normativ. Kufiri i poshtëm prej 9% nuk ka asnjë rrezik për shëndetin. Shqipëria do ta ndalojë hyrjen e çdo lloj mielli jashtë standarteve.”Por, Unioni gjykon se "standardi lidhur me proteinën ku është bazuar udhëzimi i dalë nga Ministria i përket Italisë ku konkretisht: 9 për qind (tip 00) përdoret vetëm për ëmbëlsirën. Për bukë masive niveli i proteinës është mbi 12 për qind (tip 1-2).Sa me sipër, thuhet në deklaratën e prodhuesve të miellit, - ne ndihemi të shqetësuar dhe të befasuar nga vendimi dhe njëkohësisht nga mungesa e komunikimit dhe dialogimit. Si rezultat i këtij vendimi i cili del në mbrojtje të konkurrencës së pandershme dhe produkteve me cilësi të ulët, industria e prodhimit të mielli shqiptar deklaron mbylljen e aktivitetit të saj, duke filluar që nesër datë 22.10.2014.”Oranews.tv