Workshop për energjinë, Bejtja: Të krijohen depozita pranë HEC-ve

Në kushtet kur prodhimi i energjisë elektrike në vendin tonë varet nga uji, Bashkimi Europian këshillon që të krijohen rezervuare. Gjatë diskutimit në një workshop me temë Rezervat Energjitke në Europën Juglindore zv.Ministri i Energjisë, Ilir Bejtja theksoi se rritja e efiçensës së energjisë  në Shqipëri është shumë e domosdoshme duke vlerësuar idenë e krijimit të depozitave pranë HEC-eve.“Është e rëndësishme që të rritet efiçensa e energjisë në vendin tonë. Shqipëria ka shumë mundësi të prodhimit të energjisë së rinovueshme por ende nuk shfrytëzohet aq sa duhet.Duhet që të dalim para konsumatorëve me më shumë mundësi .Aktualisht ne prodhojmë energji hidro dhe  në rastin e vendit tonë ka mjaft mundësi për krijimin e depozitave apo rezervuarve uji i të cilave mund të përdoret për  prodhim energjie kur nuk ka reshje.Ministria po punon për një strategji për energjinë dhe kjo pikë do të jetë një prej cështjeve ku do të fokusohemi.Kaskada e Drinit është një prej opsioneve ku mund të zbatohet projekti I ndërtimit të rezervuarve”, tha Bejtja.Shqipëria  ka shumë varësi  nga reshjet në prodhimin e eenrgjisë elektrike.Në periudhën  kur prurjet janë të mëdha ndodh që një pjesë e mirë e tyre të mos shfrytëzohen ndërkohë kur nuk ka reshje prodhimi I energjisë është I vogël dhe nevojat plotësohen nga importet.