Riaktivizohet predikimi për xhihad, Prokuroria i kërkon ndihmë KMSH
Prokuroria në një kerkesë zyrtare i ka kërkuar Komunitetit Mysliman marrjen në administrim të Xhamisë së Unazës së Re. Në këtë objekt kulti në muajin mars u arrestuan disa persona ndër ta dhe imami i saj Genci Balla,nën akuzën e rekrutimit të besimtarëve myslimanë, me qëllimi dërgimi në Siri,për të luftuar.Mësohet se kërkesa e organit të hetimit vjen pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative kryesisht me ndihmën e shërbimit informative. Sipas këtyre të dhënavë ka dyshime se ky objekt kulti po shërben përsëri si vend predikimi i xhihadizmit dhe i rrymave radikale të islamit.Komuniteti mysliman pas arrestimit të imamit Genci Balla ka tentuar që ta marrë nënkontroll xhaminë,por kjo nismë ka hasur reagimin e fortë të frekuentuesëve të saj. Besimtarët që kryejnë ritet e tyre në këtë objekt nuk kanë dashur që të jenë në varësi të komunitetit, duke argumentuar se duan të jenë të pavarur.Mesohët se kërkesa është dorëzuar dhe në drejtorinë e kulteve pranë Këshillit të Ministrave,për të dhënë dhe ky institucion ndihmën e tij në këtë situatë. Personat të cilët dyshohet se kanë krijuar një rrjet që dërgojnë besimatarë myslimanë , drejt Sirisë dhe Irakut vazhdon të këtë vëmendjen e duhur të agjensive të sigurisë në vend, kryesisht nga shërbimi informativ. Hetimet dhe mbledhja e informacionit vazhdon dhe sqarohet se janë disa dhejtra persona që mbahen në survejim,prej disa muajsh.