Standarde të reja për sipërmarrjen, Jaka: Bizneset të jenë pjesë e tregut global
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit nënshkruajnë marrëvëshje bashkëpunimi.Integrimi i Shqipërisë shton detyrat e Sipërmarrjes për të arritur standardet. Në këtë kuadër Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë nënshkroi një marrëveshje me drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit.Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka u shpreh se është shumë e rëndsishme që bizneset shqiptare të jenë pjesë e tregut global.“Rritja e kërkesës për cilësi dhe standard jo vetëm që nuk rrezikon, jo vetëm që nuk ngre koston, por bën të kundërtën, mundëson futjen në treg produktin e ofruar nga sipërmarrësi. Nga ana tjetër mundëson krijimin e besimit të konsumatorit për këtë produkt dhe ne jemi koshient, që akoma jemi të orjentuar te produktet e huaja. Tashme produkti shqiptar duhet të jetë ai që duhet të krijojë besueshmëri për konsumatorin shqiptar”, tha Jaka.Drejtori i Akreditimit, Armond Halebi u shpreh se tek kjo drejtori biznesi do të marrë të gjithë informacionin e duhur për të qenë në nivel më vendet e tjera të BE-së duke shmangur abuzimet që bëhen në dhënien e çertifikatave.“Krijon lehtësira në komunikimin dhe tregtimin e produktit shqiptar, si brenda vendit ashtu edhe jashtë vendit. Duhet thënë se po abuzojnë duke mos qenë trupa të akredituar, por po futon trupa që pa asnjë lloj kompetence po lëshojnë certifikata brenda tregut shqiptar.”