Përplasje deputetë-qeveri. Ndryshimet në Kodin Rrugor, diskriminuese
Në parim deputetët e Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare kanë miratuar projektligjin me ndryshimet e reja në Kodin Rrugor.Pavarësisht kësaj deputetët e shumicës kanë qenë në bllok kundër ndryshimeve. Madje kryetari i komisionit Spartak Braho ka kërkuar që projektligji në këtë formë, mos të miratohet as në parim, duke kërkuar nga ekspertët të shikohet mundësia e një kodi të ri rrugor, pa arnime.“Projekti dhe ndryshimet aktuale nuk plotësojnë ato shqetësime që ka realisht transporti rrugor. Projektligji mos miratohet në parim, të kthehet dhe të sillet kodi i plotë rrugor”, tha Braho.Debatet kanë qënë të forta ku Paulin Sterkaj, Pjerin Ndreu, Arben Cuko dhe Aqif Rakipi i PDIU, i kanë cilësuar si absurde masat e reja.shtrënguese.Paulin Sterkaj: Vjen një propozim me gjoba drastike, ku diskutohet sot jo teknologjia, që e vërtetn saktë që ka hyrë me të kuqe apo ka hyrë me të verdhë, por polici merr rrogën mujore të një shtetasi shqiptar.Pjerin Ndreu: Nëqoftëse pesha e masave shkon gjithmonë nga individi, nuk kuptoj qeveria çfarë bën për t’i krijuar kushte individit që t’i zbatojë korrektë këto masa.Arben Cuko: Me këtë zmadhim të masës të dënimit financiar, a e keni parashikuar që një pjesë e mirë e këtyre masave që do të japë nesër policia do të përfundojnë në gjykatë. Diskutimet për kodin rrugor kanë sjellë dhe batuta mes Spartak Brahos dhe Paulin Sterkaj.Paulin Sterkaj: Spartak mos bëj ironi me muaSpartak Braho: Po jo mo jo nuk përdor ironiPaulin Sterkaj: Shih pozicionin tëndSpartak Braho: Unë kam një qëndrim tjetërPaulin Sterkaj: Mo më merr mua referencëSpartak Braho: DakordPaulin Sterkaj: Unë jam deputet dhe dua të je mi qartë, relacioni ishte i dobët, qoftë i kolegut tim, qoftë i zotërisë. Unë po bëj një pyetje. Do paguajë drejtuesi i mjetit apo siguracioni që është i siguruar, se ne këtu jemi të gjithë drejtues mjetiMë ndryshimet e reja gjobat për drejtuesit e mjeteve në shuma raste pesëfishohet ose dhjetëfishohen. Nese një shofer kalon semaforin me të kuqe atij i vendoset një gjobë që varion nga 40-50 mijë lekë të reja, nga 25 mijë që është në kodin aktual. Nëse kjo shkelje ripërsëritet brenda një viti atëherë drejtuesit të mjetit i hiqet patenta nga 9 deri në 12 muaj.