PD nuk ia ka besën Ramës, Paloka: Garant ndërkombëtar për kushtet tona
Tiranë – Më 29 shtator, Kryeministri Rama deklaroi se “jemi të gatshëm të votojmë çdo kërkesë për komision hetimor të PD-së”. Por pavarësisht premtimit të Kryeministrit, demokratet nuk ia kanë besën Edi Ramës dhe kërkojnë garantë ndërkombëtarë, në mënyrë që kriza politike në vend të marrë fund.Në një intervistë për “Ora News”, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, tha: “Duhet një marrëveshje, që të ketë si mediator dhe të huaj dhe që në njëfarë mënyre të japin garanci që kjo marrëveshje do të zbatohet. Garancia kërkohet nga këta, jo nga Rama. Unë në fakt nuk kam asnjë besim se edhe sikur të nënshkruhet një marrëveshje e tillë, Rama do t’i qëndrojë, sepse e ka treguar me kohë se marrëveshjet nuk i zbaton.”Po çfarë kërkon realisht opozita, pasi Kryeministri të paktën deri disa ditë më parë ishte i pa qartë: “Akoma nuk e dimë çfarë kërkon opozita,”- tha Rama javë më parë.Paloka shpjegoi: “E vetmja gjë që duam është që kjo mazhorancë të zbatojë Kushtetutën e këtij vendi, ligjet, vendimet e gjykatave të këtij vendi, të gjitha të shkelura nga kjo mazhorancë.”Po a do të kthehet Partia Demokatike në Kuvend pa u plotësuar këto kushte edhe nëse i rrezikohet djegia e mandateve, Paloka ka një përgjigje të qartë dhe të prerë. “Mbase dikush mendon se do të vijë 6-mujori dhe këta do detyrohet të futen, se do të humbin mandatet! Atëherë do të jetë fundi i gjithçkaje. Ai do të jetë momenti kur praktikisht ky vend nuk do të ketë më opozitë dhe shqiptarët do të duhet të luftojnë për të rikthyer demokracinë në Shqipëri.”Kryetari i grupit demokrat Edi Paloka, për të akuzuar shefin e mazhorancës, gjen paralele në stadiumin e Beogradit: “U fyen shqiptarët që në momentin e parë. U fishkëllye himni i tyre, - tha Paloka. - Çfarë bëri Rama me opozitën shqiptare? Që ditën e parë të hapjes së parlamentit, fyeu opozitën shqiptare dhe i kërcënoi. Futja e një flamuri të vetëm shqiptar na ishte provokim për serbët dhe nxitje për të ushtruar dhunë ndaj futbollistëve shqiptarë. Çfarë ndodhi në parlamentin shqiptar? Fjala e deputetit të opozitës u quajt provokim nga Rama dhe u quajt nxitje për të ushtruar dhunë ndaj deputetëve të opozitës,”- theksoi ai.Janë tre vendime që Gjykata Kushtetuese ka marrë në favor të demokratëve, ndërkohë që këto të fundit pretendojnë se qeveria nuk i respekton. Gjykata Kushtetuese shpalli të papajtueshëm me ligjin themeltar të shtetit, aktin normativ që shtynte hyrjen në fuqi të ligjit për nëpunësin civil, aktin normativ për unifikimin e kompetencave të Inspektoriatit Ndërtimorë Urbanistik ku i lejonte dhe prishjen e objekteve me leje si dhe kërkesën për ngritjen e komsioninit hetimor për ndërhyrjet në serverat tatimorë.ar.sh/Oranews.tv