Meta viziton Azerbajxhanin, takon kryeministrin Rasizade, diskuton projektin TAP

Projekti i Gazsjellësit Trans-Adriatik dhe gazifikimi i Shqipërisë kanë qënë dy çështjet më të rëndësishme që janë diskutuar gjatë takimit të Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta në Azerbajxhan, me Kryeministrin e vendit, Artur Rasizade.Duke biseduar mbi nivelin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, Meta dhe Kryeministri Rasizade ndanë bindjen se marrëdhëniet ekonomike në të ardhmen duhet të reflektojnë të njëjtin nivel të shkëlqyer si ato politike.Në këtë drejtim, Meta vuri në dukje se me fillimin e punimeve të Gazsjellësit TAP, hapen mundësi të shumta bashkëpunimi dhe investimi, jo vetëm për sa i përket ndërtimit të gazsjellësit, por edhe në funksion të Masterplanit për gazifikimin e Shqipërisë, ku eksperienca azere është e zgjeruar dhe e provuar.Gjatë takimit Meta dhe Rasizade ranë dakord për thellimin e kuadrit ligjor ku përshpejtimi i marrëveshjeve bilaterale në proces ka një rëndësi të veçantë, veçanërisht në drejtim të eliminimit të taksimit të dyfishtë dhe të heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë.Duke vënë theksin në kualifikimin e specialistëve shqiptarë në fushën e industrisë së naftës dhe të gazit, Meta dhe Rasizade diskutuan gjithashtu për rritjen e bashkëpunimit në fushën e arsimit, mes universiteteve dhe shkollave profesionale, por edhe në funksion të trajnimit të specialistëve shqiptarë në shkollat e specializuara të Azerbajxhanit.m.p/Oranews.tv