Iraku kërkon ndihmën e Iranit për të luftuar Shtetin Islamik

Kryeministri irakian, Haider al-Abadi, ka vizituar Teheranin për të diskutuar mbi mundësinë e përfshirjes së Iranit në luftën kundër Shtetit Islamik.Al-Abadi u prit atje nga zëvendës.ministri i Jashtëm, Hosein Amir-Abdollahin. Pasi ka sheshuar mosmarrëveshjet ndërmjet sekteve fetare në vend, duke caktuar një sunit si Ministër Mbrojtjeje dhe një shiit si Ministër të Brendshëm, Al-abadi po kërkon mbështetjen e Iranit, një shtet me shumicë dërrmuese shiite.Sipas ekspertëve ushtarakë në Irak, mes dy vendeve ka shumë gjasa që të forcohen marrdhëniet në këtë fushë, duke u nënshkruar ndonjë marrëveshje, në mënyrë që luftohet e keqja e përbashkët, siç konsiderohet Shteti Islamik.Dhe pikërisht militantë të grupimit ekstremist besohet se kanë shpërthyer pesë makina bombë të hënën, katër jashtë qytetit të Qerbelasë dhe një brenda qendrës.Tre vetë kanë vdekur dhe 17 të tjerë janë plagosur. Edhe në zonën Sinak të Bagdadit një sulm vetvrasës me bombë ka marrë jetën e 11 personave ndërsa 28 të tjerë janë plagosur.Të gjithë sulmet janë kryer në zona me popullësi Shiite. Ndërkohë në veri të vendit, forcat e ISIS kanë nisur 15 sulme parlalele ndaj atyre kurde, në Mosul, luginën e Ninevehut.Më pozitive duket gjendja në Siri, pasi forcat kurde janë parë të festojnë rifitimin e territoreve që kishin humbur pak ditë më parë ndaj militantëve të ISIS.Hipur mbi kampionë, luftëtarët kanë brohoritur ndërsa patrullonin zonat prej nga kanë arritur të dëbojnë ekstremistët që prej disa javësh kërcënojnë të marrin qytetin kufitar me Turqinë.Por edhe pse shumë vende arabe i janë bashkuar koalicionit të udhëhequr nga amerikanët për të luftuar ndaj Shtetit Islamik, Egjipti ka bërë të ditur se nuk ka asnjë plan për të ndihmuar në këtë nismë.Duke pasur një prej ushtrive më të përgatitura në Lindjen e Mesme, ndihma e Egjiptit do të vlerësohej së tepërmi, por sipas autoriteteve prioriteti i tyre është sigurimi i stabilitetit brenda vendit.