Vlorë, ujërat e detit përmbajnë zhivë, në sasi të mëdha në trurin e peshkut

Vlorë - Ujërat e detit në Vlorë janë të kontaminuar nga zhiva dhe mërkuri, lënda e njohur për rrezikshëmrinë e lartë që i shkakton sistemit nervor kryesisht të fëmijëve.Alarmi jepet nga ambientalisti Simo Ribaj, i cili sqaron se zhiva tashmë është e shpërndarë nga territori i ish Uzinës së Sodës, është bërë pjesë e zinxhirit tonë ushqimor.Aktualisht janë 250 familje me rreth 1200 banorë janë të rrezikuar nga jetesa në zonën e ish Uzinës së Sodës nga mbetjet e zhivës dhe të pesticideve të tjera me të cilat punonte uzina gati 25 vjet më parë. Fëmijët janë ndër vizitorët e përhershëm të këtyre ambienteve.Territori i ish-Uzinës së Sodës dhe përreth saj, tashmë gjendet i populluar prej gati 20 vjetësh, ku  shumë prej banorëve janë të ardhur nga zonat rurale, ndërsa  të tjerë u strehuan aty pas humbjes së banesave në firmat piramidale./nzh/oranews.tv/