Shkup, arrestohen biznesmenë e ish-zyrtarë të ministrisë së Mbrojtjes, VIDEO

Nëntë persona mes tyre, biznesmenë dhe ish- zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes janë arrestuar pasi akuzohen se janë përfshirë në aktivitete kriminale dhe keqpërdorim të buxhetit për rreth 2,5 milion eurove.Në këtë operacion të koduar “Arsenal” janë arrestuar 9 veta, mes tyre dy ish-deputet të partisë opozitare Lidhja Social Demokrate (LSDM), Vanço Georgiev i njohur si pronar i kompanisë “Delikates” dhe Nelko Menkinoski, ish-zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes, informon Ina.Po ashtu në pranga ka përfunduar edhe Dushan Nikolovski, ish-drejtor i kompanisë së njohur “Suvenir Samokov”.MPB theksoi se grupi nga viti 2004 – 2009 përmes kompanive të tyre shfrytëzonin dhe kryenin shërbime në Armatën e Maqedonisë dhe se në këtë mënyrë ata kanë arritur që të keqpërdorin rreth 2.5 milionë euro.Gjithçka ishte kryer gjoja për servisimin e helikopterëve të ushtrisë dhe se kompanitë e përfshira nga Maqedonia kryenin rolin e ndërmjetësimit. Paratë e Armatës paguheshin në kompaninë ukrainase për mirëmbajtjen e mjeteve ushtarake, ndërsa më pas një pjesë e tyre transferohej në Maqedoni dhe paratë tërhiqeshin nga personat e dyshuar.Grupi i të dyshuarëve kishte themeluar kompaninë “Drvomak” në Bullgari dhe “KL Technoservices LTD” në Angli. Nelko Mnekinoski si zyrtar i mbrojtjes paguante faturat në adresë të këtyre kompanive, që kryenin shërbimet dhe ndërmjetësimin për servisimin e helikopterëve ushtarak.Momenti i arrestimit