SHBA mohon vizat për zyrtarët e korruptuar hungarezë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndaluar gjashtë zyrtarë hungarezë që të futen në territorin e saj, si një paralajmërim ndaj Budapestit për politikat e gabuara që po ndjek duke kërcënuar vlerat e demokracisë.Vendimi merret pikërisht në ditën kur Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Zijarto, do të takohet në Uashington ndihmës-sekretaren e shtetit, Viktoria Nuland, ku do të flitet edhe mbi korrupsionin në vend.Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Mari Harf, konfirmoi vendimin por nuk pranoi të jepte detaje më të hollësishme."Kemi vendosur urdhrin e ndalimit të hyrjes në SHBA për disa zyrtarë hungarezë në detyrë dhe disa ish-zyrtarë. Sipas aktit presidencial 7750, kemi të drejtën të mos japim viza për zyrtarët e administratave publike që akuzohen për korrupsion", tha Harf."Nuk do të japim detaje për emrat e personave në fjalë". Një diplomat amerikan në Budapest bëri të ditur të hënën se personave që u ishte hequr e drejta e vizës ishin zyrtarë të administratës publike që kishin lidhje me qeverinë.Vendimi vjen pas një serie të gjatë paralajmërimesh të bëra nga Uashingtoni.Akti presidencial i hyrë në fuqi në vitin 2004 lejon qeverinë e SHBA-së që të mohojë vizën për shtetasit e huaj të cilët me aferat korruptive për të cilat akuzohen dëmtojnë interesat amerikane, pa qenë nevoja për t'i provuar këto akuza.