MZHUT: Në dialog me qytetarët për strehim të shpejtë e optimal

Ndërsa katër familje, banorë në ish-ndërmarrjen tensionit të lartë te “Siri Kodra” janë në qiell të hapur pas ndërhyrjes së përmbarimit, ka ardhur dhe reagimi i Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit.Përmes një deklarate për mediat, Ministria bën me dije se po ndjek nga afër problematikën e këtyre familjeve dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me banorët.“Kemi ndjekur nga afër problematikën e disa familjeve në rrugën Siri Kodra. Kemi kontaktuar vazhdimisht me banorët e kësaj godine të privatizuar në 2012.Privatizimi i objektit i mbyllur në 2012, procesi nisi dhe përfundoi nga qeveria e kaluar. Gjykata ka trajtuar konfliktin mes pronarëve përfitues dhe banorëve të objektit .Gjykata ka dhënë vendime të formës së prerë për këto mosmarrëveshje”.Ministria thekson se bashke me Bashkinë e Tiranës kanë ofruar zgjidhje të ndryshme strehimi për ta,por u takon banorëve të prekur të dakordësohen për zgjidhjen më të shpejtë dhe optimale.“Bashkë me Bashkinë e Tiranës kemi ofruar zgjidhje të ndryshme strehimi. Ne ofrojmë gjetjen e mundësive të ndryshme për të strehuar këta qytetarë. Ofrojmë strehimin e këtyre qytetarëve përmes një kredie bankare me interes zero.Po vijojmë dialogun me qytetarët për të gjetur zgjidhje strehimi të shpejtë e optimal, por për gjetjen e zgjidhjes nevojitet pikë së pari dakordësia e banorëve të prekur”.