Përmbarimi nxjerr jashtë 4 familje te “Siri Kodra”, banorët: Serbë, mafiaaa
Tiranë-Shteti ua ka dhënë këto banesa 20 vite më parë dhe shteti përsëri po jua merr. Fjala është për familjet që kanë jetuar në ambientet e ish-ndërmarrjes së tensionit të lartë në rrugën “Siri Kodra”, të cilat përmbarimi me ndihmën e shumë forcave policore i ka nxjerrë sot përdhunshëm jashtë.Situata nuk ka kaluar pa tensione. Një nga banorët ka tentuar ti japë fund jetës me rrymë elektrike. Kërcënimet për vetëflijim nuk kanë munguar edhe nga banorët e tjerë. Policia ka shoqëruar në komisariat disa prej tyre.E mbytur nga dëshpërimi dhe pa asnjë shpresë, njëra prej banoreve i ka cilësuar punonjësit e përmbarimit serbë dhe mafia.“Ej ndeshja Serbi-Kosovë- Shqipëri. Shiheni, shiheni, Serbia po na pret këtu. E shamë Serbinë, Serbinë e kemi këtu, ne jemi serbë për njëri-tjetrin. Lëre kostumin se i njoh, mafiaaa” tha njëra prej banorëve e revoltuar duke iu drejtuar efektivëve të policisë dhe punonjësve të përmbarimit.Objekti dikur pronë shtetërore është privatizuar rreth 6 vite më parë dhe si të gjitha historitë e pronave është endur gjatë nëpër proceset gjyqësore.Në vitin 1997, kjo pronë i është dhënë me të drejtë këtyre 15 familjeve që janë ish-punëtorë të ndërmarrje, por 15 vite pas i kanë shfrytëzuar dhe shndërruar në banesa.Ata janë njoftuar se godina i ka kaluar në pronësi dikujt tjetër, pa ja dhënë mundësinë që të futeshin në tenderin për ta blerë.Megjithë përpjekjen për ta ruajtur këtë pronë, me forcën e shtetit bashkë me orenditë e tyre kanë mbetur në mes të katër rrugëve.
