Luftëtarët në Siri dhe terrorizmi, mobilizohet Drejtoria Antiterror me 104 efektivë

Deklarata e Ministrit Tahiri bërë në emisionin Tonight Ilva Tare në datën 23 shtator është konkretizuar me rikompozimin e drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit. Tahiri ka lëshuar një urdhër disa ditë më parë, ku kërkon urgjentisht që kjo strukturë të fillojë funksionimin.“Shumë shpejt në Policinë e Shtetit do të bëhet efektive, një strukturë e shtuar vetëm për veprat që kanë të bëjnë me terrorizmin, për t’ju përgjigjur domsdoshmërisë që të adresojmë që në themel këtë çështje”, ka deklaruar Tahiri më 23 shtator në Tonight Ilva Tare.Nga 14 punonjës, kjo drejtori tashmë do të ketë 104,të cilët prioritet do të kenë sigurinë kombëtare dhe luftën kundër terrorizmit. Duke para se situata në vend,rajon dhe më gjerë nuk paraqitet e mirë, pasi grupet terroriste po fitojnë gjithnjë e më shumë terren, është parë e udhës që struktura e re të jetë një kundërpërgjigje për zhvillimet e fundit.Kjo strukturë e re do të ketë në vëmendje të punës së saj radikalzimin gjithmonë e në rritje sa i përket atij me sfond fetar, nacional, etnik dhe politik. Sipas ekspertëve të policisë të cilët kanë hartuar ndryshimet, rekrutimi i shqiptarëve me qëllimi që ata të luftojnë përkrah shtetit islamik në Siri dhe Irak,ka bërë që këtij fenomeni t’i kushtohet mjaft rëndësi. Një rëndësi e veçantë në këtë strukturë të re do t’i kushtohet shpërthimeve me lëndë eksplozive në vend.Këto shpërthime janë cilësuar si akte të pastra terroriste dhe si të tilla tashmë do tu kushtohet rëndësia e duhur,si pasojë e këtij riorganizimi.Bashkë me krijimin e Drejtorise Antiterror, do të ngrihet një sistem i sigurt transmetimi informacioni për hetimin e akteve terroriste.Mësohet se kjo drejtori do të ketë varësi direkte nga drejtoria e policisë dhe do të ketë një godinë më vetë dhe do jetë strukturë e vecantë në të 12 drejtoritë e qarqeve në vend. Sqarohet se ,për shkak të specifikës, drejtoria e re do të ketë një godinë të sajën,e cila ende nuk është vendosur se ku.