Dekonspiroi “Fundin e Marrëzisë”, arrestohet kryepolici i Divjakës

Arrestohet shefi i komisariatit policor të Divjakës. N/Komisar Gjergji Çelaj, u ndalua sot nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm nën akuzën e dekonspirimit të operacioneve policore.Nën.komisari akuzohet se në kohë të ndryshme përgjatë vitit 2014, ka favorizuar persona që ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në zonën e Divjakës.Në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme monetare, nga pronarët e disa pikave të basteve që ushtronin aktivitet të paligjshëm, dyshohet se Gjergji Çelaj dekonspironte operacionet e Policisë së Shtetit, për goditjen e këtij aktiviteti të paligjshëm.Çelaj akuzohet për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Nxjerrjes së sekretit”.