PROTIK zgjedh tre fituesit e ideve novative, Harito: Problem punësimi

Tiranë- Qendra PROTIK ka përzgjedhur tre projektet më të mira inovative. Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, gjatë fjalës së mbajtur në këtë aktivitet është shprehur se promovimi i ideve është një ndër synimet e qeverisë, por aktualisht mbetet problem punësimi.“Kemi projektuar shumë promovime nëpërmjet konkurseve, kemi ndihmuar shumë të rinj, ku të kenë një platformë ku të promovojnë idetë e tyre, por mendoj që kjo nuk është mjaft.Një nga problemet e mëdha që ka Shqipëria sot si dhe shumë vende të tjera është punësimi i të rinjve dhe është për ne shqetësim kryesor për të gjithë qeverinë, nga i pari deri tek i fundit dhe ne të gjithë kemi në prioritetin e parë të punës sonë punësimin.Ne për këtë arsye na duket jashtëzakonisht e rëndësishme që në këtë sektor si ICT ku duhet të kishim më shumë mundësi, më shumë prioritete, na duket e domosdoshme se si këtu të krijohen modelet konkrete”.Ndërkaq të rinjtë kanë shpjeguar projektet e tyre dhe përse i zgjodhën.Tre grupet fituese të sipërmarrësve të rinj do të marrin pjesë në një praktikë 6-mujore për të zhvilluar dhe për të hedhur në treg ide biznesi.