Korçë, braktiset fshati i Kristo Luarasit, Trebicka me 3 shtëpi të banueshme
Korçë - Na ishte njëherë Trebicka… fshatit të njohur të Korçës, i cili nga gjiri i vet ka nxjer figura te artit , kulturës, apo që ka lënë edhe gjurmë në historinë e shpiptarëve për liri, sot i ka mbetur vetëm emri pasi njerezit e kanë braktisur.Dikur fshati përbëhej nga dy lagje, lagjia e Sipërme dhe e Poshtme, në të ishin mbi 50 shtëpi të banuara, sot kanë mbetur vetëm 3, ndërsa një e moshuar tregon se vëmendja për këtë zonë ka qënë dhe është zero.Trebicka ka lënë gjurmë edhe në hapat e para për arsimim, tregon historiani Niko Kotherja.Fatin e braktisjes nuk e ka pësuar vetëm Trebicka, në të njëjtën gjëndje janë edhe fshatra të tjerë simotra të saj, si: Panariti, Treska, Grabocka, Katund; të cilat pavarësisht potencialeve të mëdha natyrore për turizem, po u harrohet edhe emri.