Shella: Droni në stadium provokim i serbëve, kërkojnë lidership në Ballkan
Tiranë - Sipas Gerti Shellës, incidenti i krijuar në Beograd, në ndeshjen e zhvilluar me 14 tetor, Shqipëri-Serbi, ka qënë një inskenim politik i krijuar nga pala serbe.Kjo sepse serbët kërkojnë të afirmojnë rolin e tyre të lidershipit në rajon, tha Drejtori i Qëndres INFOÇIP, në një intervistë në RTV “Ora News”, me gazetaren Klementina Cenkollari.“Në prognozat që ne vijuam dhe i shpalosëm pak a shumë edhe në media ditën e djeshme, na rezulton që ka shumë më tepër të ngjarë që provokacioni të jetë në autorësi të palës serbe, më shumë se sa të jetë një provokim i shqiptarëve, që shkuan atje si të ishin kombëtarja e futbollit të një vendi jetim. Incidenti është i provokuar nga pala serbe me synimin për të inoksikuar klimën e vizitës së Kryeministrit Rama në Beograd dhe bazuar në atë që do të përbënte pa diskutim benefitin e tyre më të madh.Është fat i madh që vëllai i Kryeministrit ka nënshtetësi të dyfishtë. Sot departamenti i shteti ka mbajtur qëndrimin e vet në përfaqësinë e tij në Beograd, ku ka afirmuar dhe ka deklaruar që nuk asnjë përzierje të palës amerikane në raport me këtë incident. Por, gjithsesi, fakti se Departamenti i Shtetit del në deklaratë në raport me një situatë të tillë të krijuar nga një ndeshje futbolli, të shtyn gjithashtu të mendosh që nuk ka pasur vetëm lojë futbollistike, por ka pasur dhe lojë inteligjente, që unë mendoj se është provokuar prej tyre. Serbët kërkojnë të afirmojnë rolin e tyre të lidërshipit në rajon, ata nuk duan ta ndajnë rolin e lidershipit më dikë tjetër” – tha Shella.Duke lidhur Samitin e Berlinit dhe vizitën e kryeministrit Rama në Serbi, me incidentin e Beogradit, Shella tha:“Të gjithë shqiptarët që e kanë përcjellur eventin e Gjermanisë, Shqipëria u rikreditua në raport me atë që duhet të jetë tashmë roli i saj, përtej kufinjve shtetëror në rajonin e Ballkanit. Dhe planifikimi i vizitës së Kryeministrit në Beograd, i shërben më së miri këtij qellimi të ridimensionimit të rolit stabilizues të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit”.