Incidenti në Beograd, Kalemi: 3 pikëshi betejë, “lufta” në sallat diplomatike
Tiranë - Eksperti i çështjeve rajonale, Ilir Kalemi, e ka dënuar dhunën psikologjike dhe fizike të ushtruar ndaj kombëtares shqiptare, në stadiumin "Partizani", në Beograd, në ndeshjen Shqipëri-Serbi.Në një intervistë për RTV “Ora News”, përballë gazetarit Edvin Peçi, Kalemi tha se përshtypja më e madhe është fakti që ka një disbalancë mes asaj që ndodhi në fushë dhe asaj që po mundohen serbët të përcjellin në mediat ndërkombëtare.Eksperti i çështjeve rajonale u shpreh se kjo sjellje duhet të na mobilizojë, për të nxjerrë në pah të vërtetën, pasi nuk është i rëndësishëm vetëm 3 pikëshi, por simbolika. Sipas tij gjë të cilën histrorikisht e kemi fituar në betejë, por e kemi humbur në sallat diplomatike.Por nga ana tjetër ka mbrojtur idenë, se droni që valviti flamurin në stadiumin serb, mund të ketë qënë një veprim i inskenuar nga vetë serbët.Kalemi: Kombëtarja u dhunua psikologjikisht dhe fizikishtDhuna psikologjike dhe fizike e ushtruar ndaj kombëtares nuk ka vend të mendohet në kushtet e një integrimi europian dhe rajonal, në kuadër të fqinjësisë së mirë dhe të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve. Një gjë e cila e ushqeu më një mosbesim të madh këtë marrëdhënie, por ajo që të bën më shumë përshtypje, është fakti që ka një disbalancë mes asaj që ndodhi pikërisht ne ndeshje, me atë që serbët po mundohen të përcjellin në mediat ndërkombëtare.Kjo natyrisht duhet të na mobilizojë dhe të na bëjë më këmbëngulës dhe më energjik për nxjerrjen në pah të së vërtetës, në një farë mënyrë jo vetëm të marrjes së 3 pikëve, sepse nuk është gjëja më e rëndësishme në këtë mes, por gjeja më e rëndësishme në këtë mes është simbolika; atë që ne gjithmonë, për fatin tonë të keq, ndoshta e kemi fituar në betejë, por e kemi humbur në sallat e diplomacive.Në Serbi u përdhosën simbolet e Shqipërisë "Nuk ka një ndalim juridik për flamurin, ndërkohë që ka një ndalim juridik për përdhosjen e simboleve kombëtare. Dhe simbolet kombëtare janë himni, - që aty nuk u lejua, - simbole kombëtare janë flamuri dhe keqpërdorimi i tij. Ne kemi pasur raste që serbët kanë ardhur dhe kanë valvitur flamurin serb në mes të Tiranës, në dritën e diellit dhe nuk ka ndodhur asnjë lloj skene, fyerje apo ofendime nga ana e shqiptarëve. Nëse flasim në dimensionin juridik, absolutisht dimensioni juridik është në favor të shqiptarëve" - tha Kalemi.Lobimi serb me i fuqishëm se ai shqiptar "Diplomacia funksionon nëpërmjet lobeve. Janë më të fuqishëm, kanë një traditë më të gjatë diplomatike, kanë elaborate të cilat një pjesë e shqiptarëve ndoshta edhe nuk mund t'i njohin. Kanë elaborate që shkojnë deri nga fundi i shekullit 19-të, të cilat janë kthyer në një platformë të politikës së jashtme serbe"- u shpeh Kalemi.Serbia zyrtare spekuloi lajmin për Olsi Ramën"Ajo që të bën përshtypje është se si ka mundësi zyra e Kryeministrit serb të dalë në një deklaratë të tillë, të pa mbështetur askund, që vëllai i Kryeministrit Rama, i cili ka qënë të aty, të ketë qënë ai i cili inicioi dhe bëri të mundur fluturimin e atij minikopterit. Gjithë faji është i policisë serbe. Vetë organizatoret serbë morën përsipër që të mos lejonin tifozët, nuk ka asnjë provë për të këtë minikopter" - theksoi Eksperti i çështjeve rajonale..Kalemi: Droni në stadium mund të jetë provokim i serbëveKjo duket një inskenim i pastër dhe shqiptarët këtë pjesë duhet të përdorin që ky mund të jetë fare mirë një inskenim i serbëve. Si ka mundësi që kryeministri Vuçiç thotë “3 orë parandeshjes, që unë paralajmërova kancelaritë perendimore që këtu ka një konpiracion ndërkombëtarë të udhëhequr nga Shqipëria”. Këto janë marrëzira dhe të artikulohen nga një figurë e lartë e një vendi si kryeministri Vuçiç, si ky konspiracion ndërkombëtar, ndodh para syve të tyre, ndërkohë që masat janë të rrepta të policisë, 200 policë me skafandra që shoqëronte delegacionin prej 40 vetash shqiptarë.Si ka mundësi që ne të kemi infiltruar një dron të tillë, në të kemi provokuar dhe ne të jemi shkaktarët kryesorë dhe faji të ndahet në mënyrë të barazvlefshme? Ndërkohë që sportistët tanë u masakruan në fushë faqe gjithë botës. Kjo tregon edhe një herë aftësinë e diplomacisë serbe, brenda një kohe rekord për t'a kthyer ngjarjen dhe për t'i dhënë një interpretim krejt ndryshe nga ajo çka u pa faqe gjithë botës.