Kukës, shtohen rastet e tërbimit, fushatë ndërgjegjësuese me nxënësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2014, 11:16
Kukës-Në Kukës janë shtuar rastet e shfaqjes së sëmundjes së tërbimit, që vjen si pasojë e kafshimit dhe jep një encefalomielit vdekjeprurës tek gjitaret, shpendët dhe tek njeriu.Për të izoluar rastet, Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim dhe me aktorë të tjerë kanë nisur një fushatë ndërgjegjësuese me nxënësit e shkollave të zonave rurale, që kryesisht merrren me mbarështimin e bagëtive, dhe janë më të rriskuar.Virusi i tërbimit është i gjinisë Rhaabdovirus me afinitet më të madhe për indin nervor apo për gjëndrat e pështymës. Në temperaturën e dhomës virusi jeton deri 23 ditë.Burimet kryesore të infeksionit janë dhelprat. Ministria e Bujqësisë ka nisur këtë vit hedhjen nga ajri të kapsulave anti-tërbim.