Serbia gjen dronin që valëviti flamurin e Shqipërisë së madhe
Lajmi i fundit që vjen nga Serbia thotë se është gjendur droni, helikopteri lodër në të cilën ishte lidhur flamuri me hartën e Shqipërisë së madhe dhe dy figurat e mëdha të historisë shqiptare Ismail Qemali dhe Isa Boletini. Flamuri u valëvit në stadiumin e Beogradit në ndeshjen Serbi-Shqipëri mbrëmjen e 14 tetorit 2014. "Kurir" shkruan se droni është gjetur në Pancevo, 14 milje larg Beogradit.Një person është arrestuar për këtë rast dhe ndodhet në polici. Ai thuhet se është tifoz i Ylli të Kuq nga Beogradi.Por lajmi është konfrimuar edhe nga qeveria serbe.Ministri i Brendshëm serb Stefanovic, ka dekluar se droni do ti nënshtrohet ekzaminimeve nëse është ai që u përdor në ndeshje.Raporti do ti përcillet më pas prokurorisë. Sipas Nebojsha Stefanoviç Shqipëria po justifikon ata që u përfshinë në incident.Personi i cili u fotografua duke tërhequr dronin mendohet se është pjesë e grupit të tifozëve të drejtuar nga Ivan Bogdanoviç ultrasi serb i cili dogji flamurin shqiptar në ndeshjen Itali- Shqipëri. Nuk dihet nëse personi që është fotografuar në foto është dhe personi i arrestuar.