Cana: Luajtëm me kokën lart. Me Serbinë të normalizojmë marrëdhëniet i kemi fqinj
Kapiteni i Kombëtares Lorik Cana thotë se për 40 minutat në fushën e Stadiumit të Beogradit kombëtarja ka luajtur me kokën lart dhe ka bërë një punë të mirë.“Kemi qenë me kokë lart dhe kemi bërë një punë të mirë për 40 minuta” tha Cana në konferencën për shtyp të organizuar në aeroportin Nënë Tereza me të zbritur nga avioni që i solli nga Serbia rreth orës 03: 30 minuta të 15 tetorit.Cana tregon momentet e vështira në fushë.“U gjetëm të rrethuar jo vetëm nga tifozët por dhe nga forcat e sigurisë së stadiumit dhe vendosëm të futeshim në dhomën e zhveshjes. Në momentin kur i pamë të lënduar fizikisht por dhe moralisht kërkuam ndërprerjen e lojës. Jemi munduar ta mbajmë kokën lart në mënyrë sa më të denjë. Ne u mbrojtëm”Cana jep dhe një apel për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pas këtij incidenti.“Shpresojmë që ajo që na ndodhi nuk duhet të ndodhë. Nuk është imazh i mirë. Duhet që raportet mes dy vendeve të normalizohen. Duhet të kemi marrëdhënie të mira pasi i kemi fqinj”Cana vlerëson se marrëdhëniet mes dy federatave kanë qenë shumë të mira. “Edhe me Ivanovic dhe me shumicën e anëtarëve të ekipit serb ishin të trishtuar për atë që ndodhi”Sa i takon ndërprerjes së lojës Cana tha: UEFA na pyeti a jeni ju në gjëndje të vazhdoni ndeshjen? Ne i kemi thënë nuk jemi në gjëndje. Morëm një vendim unanim pasi pamë që disa futbollistë ishin lënduar.“Taulant Xhaka ka një goditje të enjtur tek hunda dhe nuk e ka mirë shikimin. Por lojtarët tanë ishin dhe të dëmtuar fizikisht por edhe moralisht”