Mediat serbe: Olsi Rama u arrestua por u lirua më pas të kthehet në Tiranë
Mediat serbe shkruajnë se është arrestuar por më pas është liruar Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama.Sipas medias serbe, Blic, Rama ishte arrestuar në Lozhen VIP, së bashku me 3 tifozë të tjerë në stadiumin Partizani pasi dyshohej se kishte organizuar dhe menaxhuar incidentin me flamurin e Shqipërisë së Madhe.Sipas tyre Rama ishte ndaluar pasi atij i është gjetur një telekomandë me të cilën drejtonte helikopterin që fluturoi mbi stadium.Një dëshmitar i kanë thënë Blic se Rama është paraqitur me një pasaportë amerikane duke thënë “: Kam një pasaportë amerikane dhe unë nuk ju pëlqej”Sipas burimeve nga Ministria e Brendshme e Serbisë delegacioni shqiptar ishte liruar për shkak se “nuk kishin mundësinë t’u siguronin një avokat mbrojtës për shkak të grevës që këta të fundit kanë ndërmarrë”I njëjti burim ka shtuar se prokuroria do të vendosë më vonë si do të procedojë me këtë cështje. Ndërkohë gazetarët atje e mohojnë lajmin.Në një prononcim për SuperSport, Olsi Rama sqaroi se ishte vetëm nje montature me qëllim krijimin e një situate te pakendshme. "Kam vleresuar djemte e kombetares, sepse kane kryer sot nje akt qe vleresohet nga te gjithe", tha Olsi Rama.(Foto e publikuar nga Top Channel, Olsi Rama me sportistët)