Dosja e vjedhjes së BSH shkon në Gjykatë, mungon emri i Fullanit
Tiranë - Prokuroria e Tiranës ka ndarë në tre dosje, hetimet për skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë. Gati tre muaj nga zbulimi i kësaj vjedhjeje, 15 nga 19 të arrestuarit, tashmë do të përballen me akuzat në Gjykatën e Tiranës. Akuza e Tiranës, ish-Guvernatorin e Bankës Ardian Fullanin do ta hetojë veçmas në akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi hetimet për të vazhdojnë ende.Burime nga organi i hetimit kanë sqaruar se Fullani, përveç përgjegjësive për vjedhjen në Drejtorinë e Thesarit, po hetohet dhe për shkelje të tjera të rënda të ndodhura në Bankën qëndrore.Ish numri një i bankës po hetohet për tenderat e rikonstruksionit të godinës qëndrore, shitjen e hotel "Dajtit" dhe rikonstruksionin e tij si dhe qeratë miliona euroshe që banka paguante për ambjente.Për këto dosje pritet dhe marrja në pyetje e Fullanit në ditët në vijim. Prokuroria e Tiranës bëri të ditur se 15 punonjës të Bankës, ndër ta dhe ish-Inspektorja e Përgjithshme Elivar Golemi dhe Drejtori i Thesarit Dorian Çollaku, do ta kenë betejën e tyre drejt lirisë në gjykatë dhe për ta është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës.Po me të njëjtën akuzë punonjësit e tjerë që janë dërguar për gjykim janë Petrit Ramohitaj, Bashkim Xhilaga,Lavdim Cane,Myzejen Belba,Liljana Tusha,Dhimitër Davidhi, Gentian Jahja,Bahri Allushi, Ilir Dedja,Fatbardha Gurdhi, Emiljano Lamçe, Mehdi Molla dhe Mehdi Marku.Por për skandalin e vjedhjes në thesar po hetohet veç, personi i cili denoncoi vjedhjen, Ardian Bitraj si dhe bashkëpunëtorët e tij Mimoza Bruzia dhe nipi i Bitrajt, Klevis Bejtja. Këta tre shtetas do të hetohen për akuzë e vjedhjes së Bankës dhe kursimeve e nëse akuza vërtetohet ata rrezikojnë burgimin deri në 20 vjet.
(Në foto: Majtas Elivar Golemi, djathtas Dorian Çollaku)Të pandehurit janë:1.Elivar Golemi, hetuar me masë sigurimi arrest në burg2.Dorian Çollaku, hetuar me masë sigurimi arrest në burg,3.Petrit Ramohitaj, hetuar me masë sigurimi arrest në burg4.Bashkim Xhilaga, hetuar me masë sigurimi arrest në burg5.Lavdim Cani, hetuar me masë sigurimi arrest në burg6.Myzejen Belba, hetuar me masë sigurimi arrest në burg7.Liljana Kola(Tusha), hetuar me masë sigurimi arrest në burg8.Dhimitër Davidhi, hetuar me masë sigurimi arrest në burg9.Gentian Jahja, me masë sigurimi arrest në shtëpi,10.Bahri Allushi, me masë sigurimi arrest në shtëpi11.Ilir Dedja, me masë sigurimi arrest në shtëpi12.Fatbardha Gurthi, me masë sigurimi arrest në shtëpi13.Emiljano Lamçe, me masë sigurimi detyrim paraqitje14.Mehdi Marku, me masë sigurimi arrest në shtëpi15.Mehdi Molla, me masë sigurimi arrest në shtëpiOranews.tv