Xhenova, në 2011 shqiptari humbi familjen nga përmbytjet, tani ndihmon të tjerët

Tre vjet pas tragjedisë së një familje shqiptare në Itali, ku Flamur Djala humbi gruan dhe dy vajzat nga përmbytjet në Xhenova, mediat e sjellin sërish në vëmendje këtë histori të trishtë, pas përmbytjeve të ditëve të fundit.Marco Imarisio tregon për Corriere.it historinë e shqiptarit i cili në vitin 2011 humbi familjen nga përmbytjet dhe tani ndihmon të tjetër në këtë katastrofë në Xhenova.Flamur Djala, i cili humbi dy vajzat dhe gruan në përmbytjet e 2011, tani është bërë pjesë e një grupi të ndihmës për personat që rrezikojnë nga përmbytjet.Vendi ku u mbytën dy vajzat dhe gruaja e tij është përmbytur sërish gjatë ditëve të fundit, gjatë shirave të shumtë në Xhenova. Flamur Djala edhe pse vazhdon të jetojë në Xhenova, i trishtuar shprehet se e urren këtë vend, pasi ky është një qytet i dënuar sepse sa herë që bie shi ndodhin përmbytje.Imarisio, përdor historinë e Flamur Djalës për të përshkruar dëmin e shkaktuar në qytet nga përmbytjet e shpeshta të lumit Bisagno, i cili kalon përmes Xhenovas.Për vdekjen e familjes së tij nga përmbytjet e nëntorit 2011, Djala - i cili ende jeton në Xhenova- nuk ka marrë asnjë kompensim.