Modelet austriake të ISIS duan të kthehen në shtëpi

Dy adoleshentet austriake që u bënë të famshme pasi pozuan si modele për të promovuar aktivitetin e Shtetit Islamik, mendohet se janë të dëshpëruara për t'u kthyer në shtëpi pasi janë zhgënjyer totalisht nga jetesa në territoret e pushtuara nga militantët në Irak dhe Siri.Samara Kesinoviç, 17 vjeç, dhe shoqja e saj Sabina Selimoviç, 15, janë nga Bosnja, por janë rritur në Vjenë. Pak muaj më parë u bindën që të udhëtonin për në Siri për të dhënë kontributin e tyrë në luftën e shenjtë. Që më parë vajzat kishin nisur që t'u flisnin shokëve të klasës dhe pasi u larguan u lanë prindërve një letër ku shkruhej:"Mos na kërkoni. Ne do t'I shërbejmë Zotit dhe do të vdesim për të". Pasi mbërritën në Siri mendohet se ato janë martuar me luftëtarë vendas dhe madje raportimet janë se të dy vajzat kanë mbetur edhe shtatzënë. Policia austriake ka konfirmuar se llogaritë e vajzave në rrjetet sociale administrohen tashmë nga persona të tjerë, qëipërdorin për të propaganduar jetën që po bëjnë atje, për të inkurajuar vajza të tjera që t'u bashkohen.Të dy vazjat momentalisht mendohet se ndodhen në qytetin Raka në veri të Sirisë, dhe sipas autoriteteve austrike tashmë është pothuajse e pamundur që ato të kthehen në vendin e tyre. Austria ka "furnizuar" deri tani me 130 persona kauzën e Shtetit Islamik, edhe pse më shumë se gjysma e tyre mendohet se janë shtetas austriakë por me origjinë nga zona e Kaukazit.