VIDEOLAJM/ Tregut të zi s’i shpëtoi as “Elbasan Arena”, biletat u shitën me çmim të kripur
Elbasan - Gjatë kohës që pritej të fillonte ndeshja në stadiumin më të ri shqiptar “Elbasan Arena”, tregu i zi me biletat po bëntë kërdinë jashtë stadiumit, me shitjen e biletave me çmime të kripura, ndryshe nga ai real.Problemi i biletave për ndeshjen Shqipëri-Danimarkë ka qënë në fokus edhe gjatë këtyre ditëve, pasi tifozë të ardhur nga qytete të ndryshme, madje edhe nga Kosova, kanë pritur me orë të tëra shitjen e tyre.Kapaciteti i vogël i “Elbasan Arena” dhe interesimi i madh i tifozëve shqiptarë për të ndjekur nga afër këtë ndeshje, ka bërë që fenomeni i shitjes së biletave në tregun e zi, të jetë i pranishëm jashtë stadiumit Elbasan Arena.Një video e cila po qarkullon në Youtube, tregon momentin e shitjes së këtyre biletave në tregun e zi, të cilat shkojnë deri në 40 euro.m.p/Oranews.tv