Nobeli i Paqes ndahet në dysh, fitues Malala dhe indiani Satyarthi

Pikërisht pak ditë pasi është rindezur konflikti mes Pakistanit dhe Indisë për krahinën e Kashmirit, Komiteti Norvegjez i Nobelit i ka akorduar Çmimin për Paqen për vitin 2014, adoleshentes dhe aktivistes pakistaneze të të drejtave të femrave, Malala Jusafzai dhe avokatit Indian të të drejtave të fëmijëve, Kaliash Satiarti.Nobel Peace Prize winners Malala Yousafzai and Kailash SatyarthiPresidenti i Komitetit, Torbjwrn Jagland, tha se të dy e marrin bashkarisht çmimin për përpjekjet kundër shtypjes së të rinjve dhe fëmijëve dhe të drejtën e fëmijëve për t'u arsimuar.6"Është një nder për të gjithë fëmijët që po vuajnë ende nga skllavëria, puna e detyruar dhe trafikimi", tha Sariarti pasi mësoi për fitimin e çmimit.Ndërsa kryeministri i Pakistanit, Navaz Sharif, përgëzoi 17-vjeçaren dhe e quajti krenarinë e kombit: "Arritja e saj nuk mund të krahasohet apo të barazohet me asgjë tjetër. Vajzat dhe djemtë nga e gjitha bota duhet të marrin shembull nga mundimi dhe përkushtimi i saj", thuhej në deklaratën e lëshuar prej tij.Çmimi, i cili shoqërohet me një çek prej 1.1 milionë dollarësh, do t'u jepet të dy aktivistëve në Oslo më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së industrialistit suedez dhe nismëtarit të Çmimeve, Alfred Nobel.Kush është Malala Jusafzai?"Ata mund të më vrasin mua, mund të vrasin Malalan, por nuk do ta vrasin kurre kauzën time, për arsimin, për paqen dhe të drejtat e njeriut, kauzën për barazinë gjinore. Ato do të mbijetojnë. Ata nuk mund të vrasin kauzën time!"Kjo është Malala Jusafzai, 17-vjeçarja që u bë fituesja më e re në histori e Çmimit Nobel. Që kur u sulmua dhe u qëllua nga talebanët në Pakistan në vitin 2012, ajo është bërë e njohur ndërkombëtarisht si simbol i rezistencës ndaj tyre për të ndaluar arsimin dhe të drejta të tjera të femrave.Qyteza e Malalas në Luginën Suat u pushtua nga militantët nga Afganistani para gjashtë vitesh dhe për një kohë të gjatë komuniteti atje u detyrua të jetonte nën ndikimn e talibanëve pakistanezë.Ata ngritën gjykata, ekzekutuan banorë dhe mbyllën shkollat për vajza, përfshi edhe atë ku shkonte Malala. Ajo u bë e famshme kur nisi të shkruante me pseudonim, duke kritikuar talibanët në një kohë kur qeveria vendase dukej se nuk po reagonte.Më 9 tetor 2012 autobusi i shkollës së Malalas u sulmua me armë: ajo u godit në kokë dhe qafë ndërsa dy shoqe të saj u plagosën. Ajo u kurua në Pakistan deri sa Emiratet e Bashkuara Arabe siguruan një avion që e dërgoi në Britani, ku një pjesë e kafkës iu zëvendësua me një pllakë platini.Duke mos pasur më mundësi që të kthehej në Pakistan pa iu cënuar siguria, Malala u regjistrua në një shkolë në Birmingam të Anglisë. Dhe ditëlindjen e 16-të, ajo e festoi duke mbajtur një fjalim mallëngjyes në Asamblenë e OKB-së në Nju Jork, ku tha se arsimi ishte e vetmja mënyrë për të përmirësuar jetën."Shtrëngoni librat dhe stilolapsat, ato janë armët tona më të forta. Një fëmiëj, një mësues, një libër dhe një stilolaps mund të ndryshojnë botën. Arsimi është e vetmja zgjidhje".Që prej atëherë, Malala ka mbajtur disa fjalime në publik dhe dhënë shumë intervsita. Në shtator 2013 ajo u nderua me çmimin "Clinton Global Citizens Awards" në një ceremony në Nju Jork, ku bëri edhe një herë thirrje për padrejtësitë ndaj fëmijëve dhe femrave, edhe në vendet e zhvilluara.Profili i Kaliashit SatiartitKaliash Satiarti ka qenë aktiv në lëvizjen indiane kundër shfrytëzimit të fëmijëve për punë që prej viteve 1990. Deri tani, organizata e tij, Bançpan Andolan, ka arritur të çlirojë 80 000 fëmijë nga forma të ndryshme skllavërimi dhe i ka ndihmuar në integrimin, rehabilitimin dhe arsimimin e tyre.Satiarti ka kryer fushata në të gjithë botën në lidhje me problemet e fëmijëve. Ai është përfshirë në Lëvizjen Globale Kundër Punës për të Miturit, Qendrën Ndërkombëtare per Punën dhe Arsimimin e të Miturve, dy organizata joqeveritare që kanë aktivistë nga e gjithë bota.Për t'iu përkushtuar fëmijëve dhe të drejtave të tyre, Satiarti hoqi dorë nga puna e tij si inxhinier elektrik. Dhe përkushtimi i tij duket se i ka dhënë frytet, pasi 60-vjeçari është shndërruar në zërin e kauzës së fëmijëve në botë.Ai ka argumentuar me pasion se trafikimi i fëmijëve dhe nxjerrja e tyre për të punuar sjell varfëri, papunësi, analfabetizëm dhe rritje të popullsisë. Organizata e tij ka shpëtuar fëmijë pothuaj në të gjithë vendin, që nga fabrikat që i përdornin si krahë pune në qytetet e mëdha si Delhi dhe Mumbai, e deri te qytetet e thella si Odisha dhe Xharkhand, ku fëmijët shfrytëzoheshin ende si skllevër. Ai gjithashtu ka kërkuar ligje më të forta për trafikimin dhe punësimin e fëmijëve, duke arritur sukses.Satiarti ka pranuar se që kur ishte vetë fëmijë ka qenë i shqetrësuar me gjendjen e vështirë të fëmijëve rreth tij, çka e shtyu që të niste një lëvizje të organizuar për këtë çështje.Përpjekjet e tij të para për të larguar fëmijët e punësuar nëpër fabrika sollën reagimin e ashpër të pronarëve dhe shpesh edhe të policisë, por rëndësia e punës së tij filloi të dukej gradualisht. Ai ka luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në Lëvizjen e Drejta e Arsimit, që kërkonte arsim falas për fëmijët.Para Nobelit, Satiarti është vlerësuar me disa çmime, si "Mbrojtës i Demokracisë", në vitin 2009 në SHBA, Medaljen e Senatit Italian në vitin 2007, si dhe shumë te tjerë. Lëvizja e tij, Marshimi kundër Punës së Fëmijëve, u përhap në pak kohë në të gjithë botën.Ai është emëruar disa herë për Çmimin Nobel për Paqen dhe është indiani i shtatë që bëhet fitues.