Reagon Braçe për listën e të zyrtarëve të përgjuar: Alibi e ndyrë, e nuk është saktë

Tiranë - Pas publikimit të listës së zyrtarëve të përgjuar nga SHISH, - listë e cila u publikua mbrëmjen e 9 shtatorit në emisioni “Opinion”, - tashmë ka sjellë dhe reagimi i deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe.Deputeti socialist ka reaguar në Facebook, ku thotë se Fevziu ka ngritur një alibi të poshtër, e cila nuk ka të dhëna të sakta.Duke shtuar një pikë tjetër, Braçe shkruan se alibia që “kundërshtarët e Berishës nuk janë përgjuar, por ata kanë folur me kriminelë që janë në përgjim”, sipas tij është më e ndyrë se vetë përgjimi.Braçe garanton se do të merren masa ndëshkuese për përgjegjësit dhe se nuk do i shpëtojë asnjeri.Deklarata e plotë e Braçes në Facebook:“Nga gazetat po mësoj për emisionin mbi përgjimet të B.F dje.Dua t’u them dy gjëra: E para, lista e të përgjuarve jo vetëm që nuk është e plotë, por edhe nuk është e saktë.Është i painformuar apo ka zgjedhur të jetë politikisht i rremë, këtë nuk e di, por është zgjedhje e tij.Natyrisht, zgjedhje në funksion të alibisë së poshtër që paska patur i gjithë emisioni.E dyta, alibia se “kundërshtarët e Berishës nuk janë përgjuar, por ata kanë folur me kriminelë që janë në përgjim”, është më e ndyrë se vetë përgjimi.As që prisja ndonjë gjë tjetër veç kesaj.Ka ndodhur një krim, janë shkelur ligje, thjesht nga paranoja e Berishës në kulm të pushtetit të tij.Ky krim ndëshkohet dhe natyrisht nuk ka për të shpëtuar kush nga ndëshkimi”, - shkruan Braçe në Facebook.erjon braceeem.p/Oranews.tv