57 mijë fëmijë të punësuar, kodi i ri i sjelljes penalitete për sipërmarrjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2014, 10:41
Tashmë bizneset nuk do ta kenë shumë të lehtë të punësojnë fëmijë nën moshën e vendosur me ligj.Në bazë të një kodi sjelljeje të hartuar në bashkëpunim me OSBE sipërmarrjet do të monitorohen për zbatimin e rregullave, duke parashikuar edhe masa penalizuese.Robert Wilton, zv.ambasadori i OSBE-së në Tiranë, ka deklaruar se në Shqipëri punojnë rreth 57 mijë fëmijë të moshës 5 deri në 17 vjeç.Për numrin dy të OSBE një prej rasteve më të këqia të punës së fëmijëve në Shqipëri është mbledhja e kromit, duke vënë në rrezik edhe jetën.Mosha minimale për punësim në Shqipëri është16 vjeç, por edhe fëmijët në moshë më të vogël lejohen të punojnë gjatë pushimeve shkollore me kusht që ky punësim të mos ndikoj negativisht në zhvillimin e tyre.