Në Irak e Siri lufta, në Liban lulëzojnë plantacionet e marijuanës
Liban- Ndërkohë që në Irak dhe Siri po vazhdon një luftë e përgjakshme ku praktikisht janë përfshirë dhjetra shtete, plantacionet e marijuanës po lulëzojnë në Libanin fqinj.Qeveria libaneze, e cila prej vitesh ka ndërmarrë aksione për shkatërrimin e fushave të mbjella si lugina Beka në lindje të vendit, kohët e fundit është marrë më tepër me shtypjen e kryengritjeve të ekstremistëve sunitë."Kaosi në Siri dhe vendet e tjera të rrajonit këtë vit e ka bërë edhe më të lehtë mbjelljen e mariuanës", thotë Ali, shtetas sirian i cili punon në plantacionet e Bekas.Ai pranon se është larguar nga Libani dy vjet më parë dhe tani siguron jetesën duke mbjellë dhe kultivuar plantacione me kanabis."Edhe nëse gjendja qetësohet më vonë, qeveria libaneze nuk do ta ketë të lehtë që t'I kërkojë drejtuesve vendor që të shkatërrojnë plantacionet nëse nuk merr mbështetjen e të gjithë partive politike", thotë Vafik Ibrahim, analist politik në Liban."Hezbollahu dhe Lëvizja Shpresa kontrollojnë krahinën e Bekas dhe të dy palët nuk kanë rënë ende dakord për të shkatërruar plantacionet".Sipas analistit në këtë biznes janë përfshirë të paktën 300 mijë njerëz, në një zonë që duket se është lënë në harresë nga qeveria me shumë pak investime.