Lazarati "përzë" me gurë policinë nga fshati, plagosen tre efektivë, 19 të shoqëruar

Gjirokastër-  Momente tensioni në Lazarat. Disa nxënës dhe gjimnazistë kanë qëlluar me gurë dhe me domate policinë rreth orës 13:30 të 8 tetorit 2014 në qendër të fshatit, duke plagosur 3 prej tyre. Jo vetëm kaq kanë dëmtuar dhe dy makina të policisëNë orët e mbrëmjes policia e qarkut Gjirokastër sqaroi incidentin, ndërsa deklaroi se janë 19 të shoqëruar. Gjithashtu thuhet se  ndërmjet gjimnazistëve që kanë qëlluar policinë kanë qenë edhe gra me precedentë kriminale që në vitin 1998 kanë gjuajtur me armë mbi policinë, si dhe familjarë të të arrestuarëve që kanë kundërshtuar me armë policinë gjatë Operacionit antikanabis të zhvilluar gjatë muajit Qershor në Lazarat , kanë sulmuar me gurë forcat e policisë dhe automjetet e policisë.Qellojne me domate e gur policineRreth orës 13.30, rreth 50 deri në 60 nxënës të shkollës 9 vjecare në Lazarat, ku ndërmjet tyre ka pasur edhe nxënës të shkollës së mesme të bashkuar "Muhamet Gjollesha" Lazarat kanë shkuar në qëndër të fshatit Lazarat dhe menjëherë kanë filluar të gjuajnë me domate , vezë dhe më pas me gurë makinën e FNSH-së dhe punonjësit policisë të repartit të Fnsh-së që kryenin shërbim ne qëndër të fshatit Lazarat.Nxënësit kanë fyer dhe ofenduar punonjësit e policisë duke kërkuar që policia të largohet nga fshati. Punonjësit e policisë të repartit të Fnsh-së nuk kanë reaguar por janë munduar ti qetësojnë nxënësit duke parë moshën e tyre.
Në ndihmë të grupit të FNSH-së, kanë shkuar dy patrullat e përgjithshme të Komisariatit të Policisë Gjirokastër , Shefi i Rendit she Shefi i Polisë Kriminale dhe forca të tjera të Policisë.
Qelluan dhe gra me precedente kriminaleNë momentin që forcat e tjera të policisë kanë mbritur në qendër të fshatit, nxënësit e shkollës "Muhamet Gjollesha" ku ndërmjet tyre u futën edhe gra me precedentë kriminale që në vitin 1998 kanë gjuajtur me armë mbi policinë, si dhe familjarë të të arrestuarëve që kanë kundërshtuar me armë policinë gjatë Operacionit antikanabis të zhvilluar gjatë muajit Qershor në Lazarat , kanë sulmuar me gurë forcat e policisë dhe automjetet e policisë.
Si pasojë e sulmit me gurë janë plagosur lehtë tre punonjës policie dhe janë dëmtuar dy automjete të policisë.19 te shoqeruar Nisur nga situata e krijuar në qëndër të fshatit në ndihmë të forcave të policisë janë nisur edhe forca të tjera të policisë .Nxënësit dhe ata banorë që u përfshinë në sulmin me gurë ndaj Policisë janë shpërndarë dhe më pas situata është qetësuar.
Në qendër të fshatit Lazarat ka mbritur Zvderjtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për rendin dhe Sigurinë Altin Qato për të menaxhuar dhe drejtuar veprimet që do kryehen në funksion të zbardhjes së ngjarjes së ndodhur.
Deri në këto momente janë shoqëruar 19 persona ndërmejt tyre dy femra dhe po punohet për shoqërimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.


Policia apel per te identifikuar dhunuesit Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër ju bën thirrje prindërve të nxënësve të përfshirë në këtë ngjarje që të mbajnë fëmijët nën kontroll dhe të distancohen nga këto veprimeve antiligjore , pasi persona me precedent kriminal që u është cënuar dhe goditur interesi dhe veprimtaria e tyre kriminale po i përdorin nxënësit për qëllimet e tyre kriminale.
I bëjmë thirrje dhe kërkojmë bashkëpunimin e Drejtorisë Arsimore Rajonale për verifikimin e integritetit të stafit petagogjik të kësaj shkolle , pasi Policia e Shtetit disponon informacione se disa prej mësuesëve të kësaj shkolle janë nxitës të këtyre veprimeve.Policia kontrollon Lazaratin"Garantojmë banorët e ndershëm të fshatit Lazarat se Policia e Shetit do jetë përherë prezent në këtë fshat dhe në cdo cep të teritorit të vendit me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë dhe goditjen pa kompromis të veprimtarisë kriminale të cdo fushe e kudo që ajo do shfaqet
Gjithashtu i bëjmë me dije komunitetit të Lazaratit dhe qytetarëve të ndershëm se Policia e Shtetit është e vendosur te ndëshkojë dhe të vërë përpara përgjegjsisë ligjore çdo individ, ose grup individësh , që nxisin dhe organizojnë veprimtari të kundraligjëshme.
Njëkohësisht ju kujtojmë se ligji vepron njëlloj edhe ndaj atyre që nën imunitetin e përfaqësimit politik apo të pushtetit nxisin apo organizojnë veprime kundër ligjit." thuhet në njoftimin e policisë së GjirokastrësRaporti i pare i ores 14: 20 Lazarati "përzë" me gurë policinë nga fshati, plagosen tre efektivëMomente tensioni në Lazarat.Disa gjimnazistë qëlluan me gurë policinë rreth orës 14:00 të 8 tetorit 2014 në Lazarat, duke plagosur 3 prej tyre.Incidenti është shënuar në qendër të Lazaratit ku ishte parashikuar të zhvillohej një protestë paqësore e nxënësve të gjimnazit "Muhamet Gjollesha".Gjimnazistët protestuan kundër pranisë së policisë në qendër të fshatit.Mësohet ata kanë qëlluar me gurë policinë por dhe grupin e gazetarëve që kishin shkuar për të ndjekur protestën.Dëshmitarët thonë se të rinjtë që qëllonin me gurë në fytyrë kishin vendosur shami për të mos u identifikuar. E gjithë situata e tensionit zgjati rreth 30 minuta.Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Gjirokastrës dhe kanë plagë në gjymtyrë por dhe në kokë.  Gjithashtu janë thyer xhamat e një makine policie.Gazetarja jonë informon se është shtuar prania e forcave të policisë ndërsa janë shoqëruar disa persona, jo gjimnazistë. Ndërkohë  adoleshentët që kanë qëlluar janë  larguar dhe fshehur."Policia ka ruajtur qetesinë dhe po vepron me profesionalizëm pa iu kundërvënë reagimit të banorëve. Ndërkohë gratë kundërshtojne ndalimin e familjarëve të tyre" informon gazetarja e Ora News Brikena Metaj. (Video: Raportimi i gazetares Brikena Meta në lidhje telefonike)