Itali, shkatërrohet banda italo-shqiptare, kapen 1.5 kg kokainë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2014, 09:19
Trieste- Policia italiane në bashkëpunim me atë sllovene kanë shkatërruar një bandë shqiptare-italiane të trafikimit të drogës.Në kuadër të operacionit të koduar “Bubi” janë vënë në pranga 5 shtetas shqiptarë dhe 4 italianë si dhe janë sekuestruar 1.5 kg kokainë dhe 750 gr hashash.Hetimet lidhur me grupin kriminal mësohet se kishin filluar në maj të këtij viti.Policia italiane bën me dije se në krye të bandës ishin Ibrahim Reçi e Francesco Scovino.Trafiku i drogës bëhej nga Italia drejt Sllovenisë. Banda shqiptaro- italiane ndiqej nga policia që prej muajit maj.