Krasniqi ironizon Thaçin dhe Hasanin: Ndajeni si ta ndani, livadhin ma lini mua

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Për Kosovën dhe ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, në vazhdën e tij të postimeve në rrjetin social Facebook, ka ironizuar me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Enver Hasanin apo ‘babën’ siç e quan ai, Hashim Thaçin dhe misionin e tij të ri, që sipas Jakup Krasniqit do ta bëjë rrush e kumbulla Kosovën.Me disa fjalë të urta, Jakup Krasniqi, shpjegon ngjarjen në Kosovë dhe tentimin e kryeministrit në detyrë Hashim Thaçit, për ta mbajtur pushtetin.