Siguria në Ukrainë, Porshenko: Monitorim me avionë pa pilotë
Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko dekalroi të martën se do të përforcojë sigurinë në kufirin me Rusinë, duke monitoruar hapësirën kufitare me avionë pa pilotë. Gjatë një vizite në një nga bazat ajrore kufitare pranë Kievit, Poroshenko tha se dërgesa e avionëve nga Europa do të përfundojë javën e ardhshme. Ai theksoi rëndësinë e kufijve të sigurtë në frenimin e konfliktit në lindje të vendit mes trupave të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë."Plani im i paqes parashikon tërheqjen e trupave ruse në territorin e tyre dhe kontrrollin e plotë të kufirit ukrainas nga autoritetet tona. Disa nga avionët pa pilotë kanë mbërritur në Ukrainë dhe dërgesa e plotë do të përfundojë më 13 tetor.”Sipas faqes së internetit të presidencës në Ukrainë, avionët pa pilotë janë pjesë e misionit të OSBE së në monitorimin e kufirit mes Ukrainës dhe Rusisë. Në një takim më herët gjatë ditës me monitoruesit e OSBE-së, Poroshenko bëri thirrje për 1500 vëzhgues të tjerë në kufirin e konfliktit.