Krijohet çertifikata e parë në "Mësimdhënie dhe Research"
Mund të jesh një specialist i mirë në një fushë të caktuar, por jo domosdoshmërisht mund të jesh edhe një pedagog i mirë. Për të ndryshuar këtë realitet UET sjell për herë të parë në Shqipëri çertifikatën "Mësimdhënie dhe Research". Çertifikata një risi në vendin tonë vlerëson aftësitë e pedagogëve në fuashën e mësimdhënies.Për eksperten e pedagogjisë Prof.Dr. Erleta Mato, trajnimi i stafit pedagogjik është mëse i nevojshëm.“Do thoja një eksperiencë dhe një praktikë mjaft pozitive, e cila duhet të ndiqet nga të gjitha universitetet e tjera."Ndërsa Dr. Fabian Zhilla, i doktoruar pranë Kings College London, ku është çertifikuar për mësimdhenie në arsimin e larte, thekson se një certifikim i tillë për pedagogët në të ardhmen duhet të jetë I detyrueshëm.“Të mbarosh një doktoraturë nuk do të thotë se je çertifikuar për të dhënë mësim, dhe për këtë arsye, është sot prioritet në universitetet e mira, ku ata të cilët mbarojnë doktoraturën trajohen për të dy ciklet”Për këtë arsyë Universiteti Europian i Tiranës në pritje të nisjes së vitit të ri akademik ka trajnuar stafin pedagogjik duke krijuar çertifikatën në “mësimdhënie dhe research". Në UET u dhanë certifikata për stafin e ri pedagogjik të këtij universiteti.