Isuf Kalo: Mjekova diktatorin, jo diktaturën. Më mbajnë mëri se kam mik të ngushtë Berishën

Tirane- Pyetjes së gazetares Ilva Tare drejtuar mjekut të njohur Isuf Kalo nëse ka pasur ndonjë moment pendese për kurimin e Enver Hoxhës iu përgjigj: Unë mjekova diktatorin, jo diktaturën.I ftuar në emisionin ”Tonight Ilva Tare” të RTV Ora News mbrëmjen e 7 tetorit, profesori thotë se “Ka shumë që e mbajnë mëri ndofta dhe për miqësinë me Sali Berishën.Ja një pjesë e bisedësIlva Tare: Si ndiheni kur thonë doktori i Enver Hoxhës?Isuf Kalo: E has shpesh. Kjo ka qenë dhe paradoksi. Unë kam qenë 15 vjet në Danimarkë, dhe më pak me Enver Hoxhën por njerëzit atë mbajnë mend. Unë e kam quajtur si nder dhe privilegj profesional. Janë kujtimet e jetës time dhe as kam ndërmend ti deformoj.Ai ishte një person që më besoi jetën e tij, dhe ai ishte një njeri që nuk besonte kollaj prandaj unë e quaj privilegj dhe ndihem pak i përkëdhelur në sedër nga kjo. Por nga ato plane, që disa e mburrin dhe disa e shajnë nuk kam të bëj, le të merren historianët, sociologët. Ai ka qenë pacienti im dhe do ta kujtoj si pacientin më të veçantë që kam pasur.Ilva Tare: Nuk keni pasur ndonjë moment pendese si mbajta në jetë një njeri që e quajnë diktatorIsuf Kalo: Unë mjekova diktatorin, jo diktaturën. Njerëzit e kanë me diktaturën. Diktatura është sistem. Nëse nuk e bënte Enver Hoxha do e bënte dikush tjetër. Unë nuk I kam shërbyer diktaturës dhe kjo ka qenë dhe pika e ndarjes pak me bllokun. Ka shumë që më mbajnë mëri ndofta dhe për miqësinë me Sali Berishën, sepse nga një anë pas pasur pacient Enver Hoxhën, nga ana tjetër mik të ngushtë Sali Berishën.Ndiqni të plotë emisionin “Tonight Ilva Tare”