Po kryenin ceremoni fetare, rrufeja vret 11 persona në Kolumbi
Kolumbi-11 pjestarë të një komuniteti indigjen në Kolumbi kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur, të goditur nga rrufeja, gjatë një ceremonie fetare të zhvilluar në një zonë malore në veri të vendit.Drejtues të grupit etnik Viva po kryenin një ceremoni harmonizimi kur u goditën nga rrufeja. Të mbijetuarit u shpëtuan nga ushtria vendase dhe po kurohen në spitalin e qytetit Santa Maria për djegie të shkallës së tretë.Incidenti ndodhi të dielën në mbrëmje pranë qytetit Guaçaka, në vargmalet e Sierra Nevadas. Rreth 60 pjesëtarë të tribusë ishin mbledhur nën një shtëpi kashte, të përdorur si tembull.Agjencia Kolumbiane e popullësive Indigjene, ka dërguar punonjës për t'u qendruar pranë familjarëve të viktimave.Komuniteti Viva i kryen këto seanca shpirtërore kur mes pjesëtarëve ka ndonjë problem të brendshem për t'u zgjidhur. Sipas agjencisë, në Kolumbi ekzistojnë rreth 102 grupe indigjene.