LSI kundër një guvernatori të huaj, Luan Rama: Jemi për zgjidhje kushtetuese

Tirane- Ka edhe një analizë tjetër për 1 vjetorin e mazhorancës qeverisëse. Çdokush do të donte të dinte se si ka funksionuar LSI në këtë 1 vit qeverisje dhe më shumë se kaq, si ka funksionuar koalicioni i LSI me PS po në këtë 1 vit.Kjo ishte edhe tema e emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, në të cilin të ftuar ishin tre deputetë të LSI-së, Luan Rama, Robert Bitri dhe Kejdi Mehmetaj përballë gazetarëve dhe analistëve Apollon Baçe, Mimoza Kociu dhe Tedi Blushi.Të tre deputetët në studio u shprehën se LSI kontribuon për një qeverisje më të mirë por duke patur edhe veçantitë e veta. Dhe në këtë 1 vit janë disa raste kur LSI ka mbajtur një qendrim ndryshe nga PS.LSI ka një qëndrim krejt ndryshe nga ajo që ka deklaruar kryeministri Edi Rama, për zgjedhjen e një guvernatori të huaj në krye të Bankës së Shqipërisë.“Ne jemi kundër çdo zgjidhjeje që bie në ndesh me ligjet e këtij shteti dhe jemi për një zgjidhje kushtetuese që respekton çdo gërmë dhe çdo nen të Kushtetutës në zgjedhjen e çdo institucioni” – u shpreh deputeti i LSI Luan Rama.Për herë të parë anëtari i Komisionit të Sigurisë Luan Rama, jep detaj nga një raport që ka ngjallur shumë debate në opinionin publik, ai që ka të bëjë me dyshime për përgjimin e krerëve të shtetit nga SHISH.Në kontrollin që ka bërë grupi i punës kanë gjetur problem që do të jetë objekt i shqyrtimit të mëtejshëm,” tha Luan Rama.Tedi Blushi: Pra, jo përgjime të krerëve të lartë të shtetit?Luan Rama: Nuk ka konfirmim në atë raport zyrtar. Nuk e di zyrtar. Nuk e di çfarë burimesh të tjera citohen.”Deputetja më e re, Kejdi Memetaj nuk nguron të thotë se e ka dëgjuar shpesh shprehjen “kjo është shumë e vogël, rritu rritu”“Roland Qafoku: Ke dëgjuar ndonjëherë, deputetja më e vogël, u rrit kjo, u bë kjo?Kejdi Mehmetaj: Pa diskutim që po. Unë në asnjë moment nuk ndihem keq nga ky fakt sepse është shumë normale, për shkak të moshës që unë kam. Kjo është edhe sfida ime kryesore, të tregoj që ne të rinjtë dimë të bëjmë punë pavarësisht se në një moshë më të vogël”.