Në Osum mbetje kancerogjene, ambientalisti Guri: Edhe ushqimet të helmuara

Berat - Ende asnjë masë për të minimizuar ndotjen masive në lumin Osum nga derdhja e mbetjeve të aktivitetit të përpunimit të lëkurave.Ambientalisti Sazan Guri, shpjegon se ekziston një lloj vdekjeje që nuk e shpjegon dot mjekësia ligjore, pasi bëhet fjalë për viruse kancerogjene të shkaktuara nga ushqimet me përbërje helmi, pesticidesh e mikrobesh.“Në Berat ndodhen disa pika të nxehta siç është ish Fabrika e Baterive, dhe ish Kombinati Tekstil. Derdhen bacilet, derdhet gjaku i kafshëve, derdhen me mijëra baktere që lulëzojnë pikërisht në lumin Osum. Ky lum furnizon ujërat nëntokësorë dhe vadit pikërisht ato produktëe bujqësore që ne mendojmë se janë të pastra pasi i marrim në pjesën e poshtëme të Beratit, ndërkohë që hamë atë që helmojmë atje ku ne jetojmë”, u shpreh ambientalisti Guri.Çështja e ndotjes në Berat është ndër më katastrofiket në të gjithë vendin, edhe për shkak se fenomeni është i trashëguar, dhe në lumin Osum mbeturinat shihen me sy të lirë, teska pluskojnë mbi ujë./nzh/oranews online/