Debati për rënien ekonomike, Filipi: Vitin e kaluar rritja e panatyrshme
Tiranë-Pas debateve që prodhoi publikimi i rritjes ekonomike për tremujorin e dytë, Drejtori i INSTAT Gjergji Filipi sqaroi në emisionin “Ditë e Re” në Ora News,se rënia nuk është aq dramatike.Ai tha se përgjegjës për situatën e krijuar është INSTAT i vjetshëm, që ka manipuluar qëllimisht rritjen e tremujorit të njëjtë të 2013-ës.“Tremujori i dytë i 2013 u takuan disa burime të ndryshme të ndikimit në tregje dhe pati një performancë të pazakOntë, atipike. Ky tremujori i dytë i këtij viti do të krahasohet me atë. Ky viti me atë vitin ëShtë i ndryshëm.2014 nga 2013 do të gjykojmë në fund të vitit sesi do të krahasohen.Kemi kapur një tremujor, një nga katër vjet dhe një nga katër sivjet. Rastësia do që tremujori i dytë i 2013 ishte tremujor me performancë të panatyrshme dhe tremujori i dytë i 2014 është tremujor me performancë të shëndetshme, stabël.Por ngaqë krahasohet me një të panatyrshëm, duket sikur ka një - 0,61 %. Shifra është minimale, megjithëse negative.Ne nuk bëjmë asnjë lloj parashikimi, por kushdo që merr vesh nga ekonomia pasi INSTAT botoi tremujoret e vitit të shkuar gjithkush e pa grafikun se 2013 fluturonte në të dytin, shkonte gropë në të tretin dhe rikthehej në të katërtin.Për rrjedhojë pritshmëria është që në vitin pasues të kemi surpriza në të dy kahet. Në tremujorin e tretë të 2014 supriza pritet në krahun pozitiv pasi tremujori i tretë vjet ishte tremujor me shumë gropë".Nga të dhënat e INSTAT për tremujorin e dytë të 2014, ekonomia vlerësohet me rënie prej 0,61 % kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2013.Ndërtimi dhe energjia kanë qenë dy prej sektorëve që i kanë bërë gropën ekonomisë shqiptare në tre-mujorin e dytë.Ndërkohë sektori i bujqësisë dhe i shërbimeve përgjatë këtij tremujori kanë pësuar rritje duke dhënë një kontribut pozitiv në ekonominë shqiptare.Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, rritja ekonomike vlerësohet me një rritje prej 0,38 %.