Gjuha blu drejt zhdukjes, 4 ekspertë botërorë do të vinë në Shqipëri

Tiranë- “Gjuha blu”, sëmundja e çuditshme që mori përmasa epidemie në Shqipëri dhe rajon, mund të konsiderohet një rrezik i kaluar deri në pranverën e ardhshme.Ulja e temperaturave bën që miza shkaktare e këtij virusi të ngordhë, duke frenuar kështu dhe infeksionin.Megjithatë Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti tha për Ora News se për të shmangur përsëritjen e situatës katër ekspertë ndërkombëtarë do të vinë brenda dy javësh në Shqipëri për të këshilluar autoritetet shqiptare për këtë sëmundje.Sëmundja e “gjuhës blu” dëmtoi jo pak blegtorët shqiptarë. Ministria e Bujqësisë flet për 1000 krerë bagëti të ngordhura, të përfshira tashmë në listën për subvencionim.Panariti tha se pagesat kanë filluar dhe pritet që brenda vitit të dëmshpërblehen të gjithë blegtorët e dëmtuar nga kjo sëmundje.Prejardhja e virusit dhe depërtimi i tij në rajonKjo është një sëmundje e panjohur për Europën, Mesdheun, për herë të parë është shfaqur në vitin 2000. Hipoteza që lidhet me shfaqien e kësaj sëmundje janë ndryshimet klimatike, kemi pasur një ngrohje të qëndrueshme të motit, një rritje mesatare të temperaturave deri në 2 gradë Celsius. Ngrohja globale ka bërë që të prishen shumë ekuilibra ekologjikë dhe këto mbartës të infeksioneve që arealin në zonën e tryre e kanë pasur Afrikën, siç është mushkonja në fjalë, të depërtojë në Europë në vitin 2000. Insekti mbart dhe një virus që është virusi i gjuhës blu ose ethja katarale. Ka prekur gjithë rajonin, jo vetëm Shqipërinë. Bëhet fjalë për një epidemi, ka prekur bagëtitë e imëta. Është sëmundje që nuk prek në mënyrë kategorike njeriun. Përqëndrohet tek bagëtitë e imëta që ka një ngordhshmëri 3% të bagëtive të prekura. Ky nivel mund të ulet nëse blegtorët ndjekin me rigorizitet udhëzimet e Ministrisë së Bujqësisë.Mishi i bagëtive të infektuara i parrezikshëm për konsumatorinKafsha e prekur nga sëmundja duhet izoluar dhe trajtuar deri sa të shërohet. Nëse ngordh duhet groposur ose djegur. Nuk duhet konsumuar sepse nuk është normale që një kafshë e sëmurë të hidhet për konsum dhe pse nuk bëhet fjalë për një rrezik shëndetësorpër konsumatorët.Inspektorët monitorim në tregje, mishi i sëmurë lehtësisht i dallueshëmInspektorët veterinarë janë vazhdimisht nëpër tregje dhe pranë tufave ku po monitorojnë situatën. Ata janë në gjendje të dallojnë mjaft mirë praninë e një mishi të sëmurë në tregje pasi ka shenja karakteristika që bëjnë diferencimin. Plus që kafshët janë të identifikuara dhe të regjistruara nëpërmjet matrikulave.Dëmshpërblimi i blegtorëve brenda vitit, 200 pagesa në ElbasanSëmundja në fjalë nuk ka qenë e përfshirë në skemat e kompensimit pasi vetëm sëmundjet e transmetueshme nga kafsha tek njeriu sipas ligjit veterinar janë të kompensueshme ku përfshiheshin bruceloza, plasja, turbekulozi. Por duke pas parasysh ndjeshmërinë e madhe dhe dëmet që shkaktoi tek fermerët unë vendosa me një urdhër të posaçëm që kafshët e sëmura dhe ato që ngordhin të kompensohen me vlerën e tregut 10. 000 lekë të reja dhe pagesat kanë filluar. Është vlerësuar që rreth 1000 krerë bagëti janë tashmë subjekt i kompensimit pasi rezultojnë të ngordhura. Vetëm në qarkun e Elbasanit janë bërë 200 pagesa, po avancohet dhe në qarkun e Korçës pasi këto kanë qenë dy qarqet më të prekura. Unë mendoj që brenda vitit do të dëmshpërblehen plotësisht të gjithë blegtorët që janë dëmtuar nga sëmundja.Gjuha blu drejt zhdukjes, 4 ekspertë botërorë do të vinë në ShqipëriNjë kafshë që sherohet fale trajtimit veterinar është si gjithë të tjerat. Madje fiton një imunitet natyral dhe nuk preket nga infeksioni nëse epidemia rishfaqet. Sot po diskutohet nga strukturat më të larta të BE, për mundësinë e prodhimit të një vaksine për parandalimin e sëmundjes. Faktikisht Italia përdori një vaksinë që rezultoi totalisht inefektive dhe nuk pati efekt. Një pjesë e madhe e kërkuesve mendojnë që është më mirë të stabilizohet një imunitet natyral. Pas dy javësh pres nga Organizata Ndërkombëtare e Pizotologjisë katër ekspertët më të mirë të kësaj sëmundje në rang botëror që do vizitojnë të gjithë rajonin dhe Shqipërinë për të diskutuar për masat konkrete që do marrim për të kontrolluar infeksionin dhe për ta parandaluar atë në një shfaqje eventuale në sezonin e ardhshëm. Tani infeksioni do të ndërpritet për shkak të uljes së temperaturave pasi miza në fjalë do të ngordhë, nuk reziston në temperaturat poshtë 12 gradë. Ne duhet të luftojmë bartësin e infeksionit përmes spërkatjeve dhe e dyta të parandalojmë infeksionin në kafshë. Me specialistët do të shikojmë dhe për mundësinë e parandalimit përmes vaksinës.