Arrest me burg për ish-kreun e ALUIZNI-t në Shkodër, qytetarët në protestë

Shkodër-Në Gjykatën e Shkodrën është dhënë sot masa e sigurisë arrest me burg, për dy ish zyrtarët e ALUIZNIT.Ndërsa familjarët e Besnik Kastratit, kanë qenë kundër kësaj masa. Të shqetësuar ata janë shprehur se po rikthehet diktatura.Ish drejtori I ALUIZNI-t Besnik Kastrati dhe Rudi Beci, përgjegjës i Sektorit të Legalizimeve akuzohen për shpërdorim detyre.Teksa në ambientet e gjykatës zvillohej seanca, jashtë ambienteve të saj janë mbledhur dhjetëra protestues, të inicuar nga Pardia Demokratike e Degës, e cila i cilëson politike arrestimet e dy ish zyrtarëve.Konkretisht dy të arrestuarit Kastrati e Beci, akuzohen për legalizim të një pallati 11 katësh në hyrje të shkodrës dhe për një objekt tjetër në fshatin mjedë.