Ja femra që ruan Edi Ramën, truproja vjen nga rradhët e Gardës
Pas marrjes së detyrës së kryeministrit, Edi Rama nuk heq dorë nga thyerja e tabuve.Ndryshe nga paraardhësit e tij në këtë detyrë, shefi i qeverisë, ia ka besuar sigurinë e tij një femre.Prej ditësh, ekipit të truprojave të nurmit 1 të ekzekutivit i është shtuar edhe një vajzë.Ajo vjen nga radhët e Gardës së Republikës, dhe shoqëron këmba këmbës kryeministrin , për të siguruar që atij të mos I ndodhë asgjë.Kështu, edhe një herë, shefi I qeverisë, heq dorë nga praktika, për të pasur pranë vetes vetem meshkuj të fortë e muskulozë, dhe me këtë vendim ndoshta përçon edhe sinjalin e barazisë gjinore, duke qenë se edhe në Akademinë e Rendit, numri i femrave që janë pranuar është rritur ndjeshëm.Rreth të 25-ve, shtatlartë, por jo sa Edi Rama, kjo vajzë brune , është bërë punonjësja e parë e Gardës, që shoqëron një kryeministër, pasi deri më tani, asnjë nuk ka pasur truprojë femer në staf.Një vajze, ia besoi sigurinë edhe ish-Prokuroja e Përgjithshmë Ina Rama. Ndëra në staf, një truprojë femër ka në Kosovën fqinjë edhe presidentja Atifet Jahjaga.[caption id="attachment_393629" align="alignright" width="640"]
Në foto: Truproja femër që ruan Edi Ramën[/caption]