Elbasan, arrestohet 24 vjeçari me 15 kallëpë tritol dhe 6 kg eksploziv
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2014, 09:14
Elbasan-Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë Marenglen Musaj për trafikim dhe tregëtim të lëndëve plasëse dhe kultivim të bimëve narkotike.24 vjecari është banor i fshatit Kishtë, në komunën Kuker të Gramshit.Musajt iu gjetën dhe sekuestruan 15 kallëpe tritol TNT 200 gr, 6 kg eksploziv amonit malor, gjithashtu pranë shtëpise së tij në fshatin Kishtë u gjeten dhe sekuestruan 18 bime kanabis te mbjella nga Marengleni.[caption id="attachment_393501" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Tritoli TNT që iu gjet 24-vjeçarit[/caption]