I mituri peng i ISIS shokon të ëmën dhe gazetaren e CNN: Ata kanë të drejtë
Në një intervistë për rrjetin CNN, një djalë kurd i marrë peng katër muaj më parë nga militantët e Shtetit Islamik ndërsa po kthehej nga shkolla, befasoi të gjithë kur shprehu simpati për kauzën e tyre.Mervan Mohamed Huseni tha se kur u kap bashkë me disa shokë, në fillim, ishte I tmerruar. Militantët I dërguan fëmijët në një xhami për t'u falur dhe më pas I mbajtën peng në godinën e një shkolle fillore ku I rrihnin, I torturonin me rrumë elektrike e madje edhe I varnin.Edhe pse Huseini kishte frikë se mund të vritej në fillim, ai kuptoi më pas se ata nuk I virsnin rastësisht njerëzit, por më parë përcaktonin nëse ata ishin të pafe apo jo.Fëmijët ishin gjithashtu të detyruar që të shikonin video e pengjeve që u priteshin kokat. Sipas Huseinit kjo nuk bëhej për t'i frikësuar, por "për të thënë të vërtetën për Shtetin Islamik, se ata nuk është se kapin një person të rastësishëm në rrugë dhe e vrasin, por më parë gjejnë prova se është I pafe". I pyetur se çfarë mendon për Shtetin Islamik, Huseini shokoi të ëmën dhe gazetaren e CNN, duke thënë se ata kanë të drejtë për atë që po bëjnë".