Ja tre kushtet e LSI për emrin e ri të Guvernatorit të BSH
Teksa negociatat Presidencë-Kryeministri deri më tani nuk kanë arritur ende një pikëtakimi për emrin e guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë, LSI, ka përcatkuar 3 kushtet kryesore, që çojnë drejt numrit 1 të insititucionit më të lartë financiar në vend.“Qëllimi i LSI është dhe mbetet një dhe vetëm një. Zgjidhja e çështjes së Guvernatorit si një problem i hapur për zgjidhje. Të jetë një zgjidhje kushtetuese, me mirëkuptim dhe e shpejtë. Të gjitha modalitetet e tjera që hyjnë brenda këtyre kornizave kushtetuese ligjore janë të mirëpritura përsa kohë do ti plotësojnë këto parime themelore”, tha Vasili.Kreu i shtetit shqiptar, duke iu referuar Kushtetutës këmnëngul se në krye të bankës nuk mund të jetë një personalitet I huaj, siç ka kërkuar shefi I qeverisë.Megjithatë, në konferencën për shtyp, Vasili u kursye në detaje. Por pas kthimit nga Asambleja e Përgjithem e Këshillit të Europës që kërkoi dialog mes paleve, kreu i grupit parlametnar të LSI, ftoi opozitën të kthehet në Kuvend.Ndërsa opozita po qendron prej muashj jashtë kuvendit, Vasili thotë se shumica I ka krijuar çdo hapëssë demorkatëve për tu rikthyer ne parlament.“Në opozitë ka kualitete, ka eksperienca politike të njerezve të shumtë atje, të cilët do ta udhëheqin opozitën për të mirën e vendit në radhë të parë, por pse jo edhe në të mirën e saj, që jo thjesht të vijë dhe të flasë me mazhorancën, po të kryejë ato detyrë legjitime që zgjedhësit ja kanë ngarkuar për ta kryer. Kështu që unë shikoj një opozitë që do i rikthehet dialogut dhe Parlamentit”, u shpreh Vasili.