PD: Të mos luhet me fatin e të rinjve, Rama të mos hedhë në rrugë studentët
Partia Demokratike ka ngritur sot shqetësimin për të rinjtë që kanë studiuar në Universitetet Private, të cilët duket se nuk kanë asgjë të sigurtë për të nesërmen e tyre.Deputeti i PD, Luçiano Boçi, i kërkoi kryeministrit të heqë dorë me lojërat e tij për të ardhem e mijëra të rinjve dhe me investimin e djersës dhe gjakut të prindërve të tyre.Deklarata e plotëQeveria po trajton mijëra të rinj studentë, si emigrantë të paligjshëm, duke i sorollatur nëpër dyer ku nuk marrim sqarim për të ardhmen e tyre.Mijëra studentë të universiteteve private dhe familjet e tyre po përjetojnë sot ditë ankthi, pasi falë qeverisë, nuk kanë asgjë të sigurtë për të nesërmen e tyre akademike.Në mijëra raste, qeveria po fshin me një të rënë të lapsit deri në 3 vite investime të studentëve, kursime gjaku dhe djerse të familjeve të tyre.Dhe kjo sepse, me një pashpirtësi të pashoqe, qeveria i shumëzoi ata me zero pas mbylljes së universiteteve private.3 vite mund, para, dhe studime, shkrumbohen e bëhen hi, sepse Edi Rama ka gatuar corbën e tij klienteliste të arsimit.Mijëra studentë të tjerë nuk po regjistrohen dot në universitetet publike, sepse dyert e tyre janë të mbyllura nga kuotat qeveritare të Edi Ramës.Ne i bëjmë thirrje sot Edi Ramës dhe qeverisë së tij, të ndalin diskriminimin e të rinjve, trajtimin e tyre si emigrantë të paligjshëm e të sigurojë mundësitë për secilin që të ndjekë universitetin sipas krediteve që ka përfituar gjatë viteve të studimit.Partia Demokratike i kërkon Edi Ramës të heqë dorë nga lojërat e tij të pista me të ardhmen e mijëra të rinjve dhe me investimin e gjakut e djersës së familjeve të tyre.Edi Rama dhe qeveria e tij e kanë për detyrë të sigurojnë vazhdimin e studimeve për cdo student që hodhën në rrugë, sipas krediteve që ka deri më tani.