Lezhë, 20% më shumë raste me kancer të gjirit, mjekët: S’kemi aparatura

Lezhë-Gjatë këtij viti është rritur me 20% numri i femrave të diagnostikuara me kancer gjiri në qarkun e Lezhës. Shifrat alarmante janë bërë publike nga mjeket onkolog ne spitalin e Lezhës.Mungesa e një aparati mamografie e ka vështirësuar luftën e mjekëve kundër kancerit te gjiri, duke u detyruar t’i nisin pacientët në Shkodër.Pavarësisht të dhënave zyrtare, numri i personave te prekur nga kanceri i gjirit mendohet të jetë me i larte përshkak se në zonat rurale ndërgjegjsëimi i grave dhe vajzave për rrezikun e kësaj sëmundjeje është mjaft i ulët.