Godina e Muzeut të Artit Mesjetar, kthehet në "parajsën" e përdoruesve të drogës

Korçë - Shiringa droge mes gjykatës, prokurorisë, spitalit e Universitetit të Korçës. Mes 4 prej institucioneve më të rëndësishme të Korçës, merret drogë.Në një ndërtesë të braktisur, e planifikuar për të kaluar aty Muzeu i Artit Mesjetar, përdoruesit e drogës kanë zgjedhur të përdorin drogë kryesisht me shiringa. Në 2 katet e godinës mund të vëresh me sy të lire, dhjetra shiringa të përdorura, mbeturina pa fund si dhe veshje e batanije që u shërbejnë të pastrehëve apo edhe përdoruesve të drogës për të kaluar netët.Kati përdhes i godinës është i mbushur me ujë, ku notojnë shiringat bashkë me aget shoqëruese që notojnë mes pisllëkut e plehrave. Kryebashkiaku i Korcës, Sotiraq Filo tha se tek ndërtesa në fjalë do të ndërhyhet, në mënyrë që aty të vendoset siç ishte planifikuar Muzeu i Artit Mesjetar.Kjo godinë e lënë në mes ka qenë e planifikuar për të vendosur Muzeun e Artit Mesjetar të Korçës, pasi ky i fundit ndodhet në një ndërtesë me qira, prone e Mitropolisë së Korçës.